Nis konferenca rajonale për sfidat dhe nevojat për integrim

08:28 | 7 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Sot nis punimet Konferenca dyditore Rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, e cila do të mbahet në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është adresimi i situatës aktuale në vend si edhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore janë organizata më status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i përkushtohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore mbështesin projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, forcimin e martesës dhe familjes, qeverisjen e mirë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë dhe mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme