Google ADS

Pedro Sanchez i mandatuari për qeverinë e re të Spanjës

23:47 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Socialisti Pedro Sanchez, shefi i qeverisë në ikje, u ngarkua sot nga mbreti i Spanjës për krijimin e një kabineti të ri qeveritar pas fitores së tij të zgjedhjeve por i duhet të negociojë me shumë parti për të arritur një koalicion qeverisës.

“Felipe VI propozoi Pedro Sanchez si kandidat në krye të qeverisë”, njoftoi presidentja e dhomës së deputetëve Mertixell Batet.

“Kjo është një detyrë që e ndërmarr me nder dhe përgjegjësi”, deklaroi pak më pas Sanchez para medias spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme