Veliaj prezanton projektin e “100 lagjeve”

20:43 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryebashkiaku i Tiranës e njëherësh kandidati socialist për 4 vitet e ardhshme, Erion Veliaj, prezantoi nga njesia nr 1 kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak. Ai foli edhe për projektet e mandatit të dytë, ndër të cilat ai i “100 lagjeve”.

“Duam një listë të gjatë të lagjeve të Njësisë 1 t’u hyjmë me themel, që ashtu siç kemi bërë akset kryesore, ashtu të punojmë edhe në të gjitha lagjet cep më cep, me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi”.

Një tjetër projekt që u prezantua nga Veliaj është edhe zgjerimi i Lumit të Lanës.

“Ne do vazhdojmë me zgjerimin e Lanës. Ka dy akse Tirana, bulevardi që ne po e mbarojmë dhe njësia 8 dhe 9 ka dalë komplet në dritë, por ka dhe një aks tjetër që është Lana. Si Unaza që do bëhet, edhe Lana do zgjatet nga Kashari deri në Shkozë. Ne do vazhdojmë deri larg në Lanabregas e poshtë deri në Kashar”.

Njësia nr 1 do të jetë zona e parë që do të këtë ujë 24 orë si pjesë e një projekti pilot, për t’u shtrirë më tej me njësitë e tjera./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme