Publikohet video ku Neymar sulmohet në hotel nga modelja një ditë pas “përdhunimit”

20:30 | 6 Qershor 2019
Arbresh Info

Një video ka shfaqur modelen, që akuzon Neymarin për përdhunim, duke e sulmuar superyllin në një dhomë hoteli në Paris.

Najila Trindade ka shtruar edhe ankesë formale kundër futbollistit te policia në Sao Paulo javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ajo pretendon se ylli 27-vjeçar i Paris Saint Germainit e ka përdhunuar atë pas një takimi që ndodhi pas disa mesazheve me të në rrjetin social Instagram.

Ajo pretendon se është mavijosur në vithet e saj si dhe ka pësuar stres traumatik më pas.

Një ditë më vonë, Neymar publikoi një video duke mohuar akuzat dhe zbuloi mesazhet që ka bërë me gruan në mënyrë për të treguar se është i pafajshëm.

Por, tani një video është shfaqur dhe është bërë virale në një grup në Whatsapp në Brazil ku shihet zonja Trindade duke goditur lojtarin derisa ai qëndron i shtrirë në shtrat.

Derisa akuzuesja e Neymarit e godet atë, ai reagon duke i vendosur këmbët në fytyrë në përpjekje për t’iu shmangur asaj.

Neymar mund të dëgjohet duke thënë: “Jo, jo, jo, mos më godit mua, jo, transmeton portali arbresh.info.

Zonja Trindade përgjigjet: “Jo? Ti do më godasësh mua, apo jo? A nuk do të më godasësh?”

Më pas ajo ngrihet nga shtrati dhe vazhdon të sulmojë futbollistin me duart e saj para se të shihet duke hedhur mbi të një objekt të paidentifikuar.

Ajo bërtet: “Do të godas. Ju e dini pse? Ju e dini pse? Sepse ju më keni sulmuar dje. Ju më keni lënë këtu të vetëm”

Video një minutëshe e pesë sekonda ishte filmuar në formë sekrete me anë të telefonit dhe shfaq vetëm pjesën në shtrat gjatë takimit të dytë të Neymarit me zonjën Trindade, të paktën kështu raportohet.

Avokati i zonjës Trindade, Danilo Andrade thotë se klientja e saj filmoi rastin për të vërtetuar se Neymar e kishte sulmuar dhe përdhunuar atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme