Google ADS

Aksident i rëndë në Tiranë

20:09 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Një këmbësore ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga përplasja e dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të autostradës Tiranë – Elbasan. Mësohet se viktima është 67 vjeç, por identiteti nuk dihet.

Nga burime policore mësohet se këmbësorja u aksidentua si pasojë e përplasjes së dy makinave. 67-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme