PSP: “Bombat” e “El Çekës” nuk kanë dalë prej nesh

18:32 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

“E sigurojmë opinionin se të gjitha audio-materialet të cilat i posedon Prokuroria Speciale Publike (PSP), janë të ruajtura në mënyrë rigoroze, sipas procedurave të sigurisë, si në aspektin fizik, administrativ, por edhe informatik”, thuhet në kumtesën e PSP-së, në lidhje me dyshimet në opinion se “bombat” që i publikon “El Çeka”, rrjedhin nga PSP, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se bisedat e publikuara në profilin e Fejsbukut të El Çekës nuk janë prej PSP-së.

“Njëkohësisht, gjatë analizës dhe përpunimit të materialeve po veprohet në pajtueshmëri me rregulloret dhe procedurat interne për evidentim të procesit të dëgjimit dhe përpunimit të materialeve, por edhe obligimit për respektimin e plotë të fshehtësisë dhe mbrojtjes të së drejtës së privatësisë së qytetarëve dhe personave tjerë, të garantuara me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe me atë çdo personit t’i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë së jetës së tij personale dhe familjare”, thonë nga PSP.

Prej atje i ftojnë subjektet që posedojnë audio-materiale të paligjshme të komunikimeve t’i dorëzojnë në PSP.

Përndryshe,një person i ashtuquajtur “El Çeka” është duke publikuar biseda telefonike të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen lideri, kryesia dhe anëtarët e BDI-së deri sa flasin për anëtarë të tjerë të partisë dhe të partisë së koalicionit të atëhershëm, VMRO-DPMNE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme