Juve dhe Man City dakord rreth tarifës së Cancelos

18:34 | 6 Qershor 2019
Arbresh Info

Cancelo pritet t’i bashkohet Manchester Cityt për rreth 50 milionë euro, 10 më shumë se shuma që klubi i tij aktual pagoi për të vitin e kaluar.

Një marrëveshje është diskutuar që një kohë, por tani është shumë afër finalizimit, transmeton portali arbresh.info, ndërkohë që mbrojtësi portugez ka qenë duke u vëzhguar nga Guardiola për një kohë deri tani.

Pavarësisht raporteve të mëparshme, nuk do të ketë ndonjë lojtar shtesë të përfshirë në marrëveshje. Ka pasur bisedime që Danilo, plus 40 milionë euro, mund të bëjnë që Juventusi të bie dakord rreth tij.

Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti për shkak se Juventusi do të dëshironte që shitja të regjistrohej në llogaritë më 30 qershor për shkak të rregullave nga FFP.

Joao Cancelo është i destinuar për largim nga Italia pas dy sezoneve duke bërë 29 paraqitje (29 në ligë), katër asistime dhe një gol për Interin si dhe 34 paraqitje (25 në ligë), tetë asistime dhe në gol për Juven sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme