Google ADS

Ramadani, Ahmeti e Nikaj vizitë zyrtare në NATO, flasin për Ushtrinë

16:58 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka qëndruar sot bashkë me kolonelin e FSK’së, Ahmet Ajetin dhe ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, në selinë qendrore të NATO-së, ku kanë diskutuar me shumë shtete, rreth procesit të transformimit të FSK’së në Ushtri të Republikë së Kosovës.

Ramadani thotë Kosova është e orientuar drejt NATO-së. Sipas tij NATO-ja ka mbështetur Kosovën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke potencuar se në këtë institucion Kosova ka miq të përhershëm.

Njoftimi i plotë:

Kosova mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s

Kosova është partner i besueshëm dhe shtet i përgjegjshëm për rolin e vet kontribues në siguri rajonale e me gjerë. Orientimi ynë drejt NATO-s është i drejtë, i qëndrueshëm dhe me mbështetje unanime popullore.

NATO është mbështetëse për Kosovën tash e 20 vjet, duke na mbështetur në siguri dhe mbrojtje, edukim, trajnim e avancim të institucioneve të sigurisë, në rend të parë pët FSK-në.

Kosova ka miq të përhershëm në NATO.

Bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Bernard Nikaj, dhe Atasheun e Mbrojtjes, Kol. Ahmet Ajeti, pata kënaqësinë që gjatë vizitës së sotme në selinë qendrore në NATO, të diskutojmë me shumë shtetet anëtare për synimet shtetërore të Kosovës, zhvillimet në transicionin e FSK-së si proces transparent e gradual, avancimin e politikave të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme