Një ish infermier është dënuar për vrasjen e 85 pacientëve në dy spitale në Gjermaninë veriore dhe iu dha burgim i përjetshëm.
Gjyqtari Sebastian Buehrmann e përshkroi stilin e vrasjes së Niels Högel si të “pakapshëm”, transmeton portali arbresh.info.
Högel, i cili tashmë është duke shërbyer për dy vrasje, ka administruar doza vdekjeprurëse të mjekimit të zemrës tek njerëzit në kujdesin e tij ndërmjet viteve 1999 dhe 2005.
Ai besohet të jetë vrasësi më pjellor në historinë moderne të Gjermanisë.
Prokurorët thanë se ai sulmoi pacientët me qëllim që t’i bënte përshtypje kolegëve duke u përpjekur për t’i ringjallur më pas.
Në ditën e fundit të gjykimit të tij, Högel, 42, u kërkoi familjeve të viktimave të tij falje për “veprimet e tij të tmerrshme”./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...