Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të institucioneve të Kosovës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në deklarimit e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë në vitin 2019.
Ministri, Shala në pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi 300 metra katrorë në vlerë prej 245 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si pasuri të përbashkët familjare.
Po ashtu Shala ka deklaruar edhe tri banesa, pasuri të përbashkëta, dy nga 40 mijë euro, dhe një tjetër 35 mijë euro. Si dhe truall, tokë, arë bujqësore në vlerë 250 mijë euro.
Pasuri të paluajtshme Shala ka deklaruar edhe katër vetura. Një veturë Mercedes E Classe në vlerë prej 25 mijë euro. Glofë 6 (veturë e prindit) në vlerë 10 mijë euro. Passat (veturë familjare) në vlerë 15 mijë euro. Veturë Ford (familjare, e bashkëshortes) në vlerë 3 mijë e 500 euro.
Para të gatshme në bankë ka 3 mijë euro. Ndërsa para të gatshme të deklaruara si të përbashkëta ka 74 mijë euro.
Për të parë pasurinë e deklaruar nga Shala, klikoni KËTU.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...