Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, do të mbajë më datë 19 qershor, në sallën “1 Tetori” koncertin më të madh të karrierës së tij në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, me tri netë të shitura në kohë rekord në Pallatin e Kongreseve, Skënderaj ndalon këtë herë në një tjetër stacion shumë të dashur për të, siç është Prishtina. I shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Prishtinës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë.
Janë me dhjetëra hitet e tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë.
Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta – Moneygram në Kosovë, Rave Travel në Kosovë dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri. Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur!
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes