Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në konferencën e rregullt me gazetarë diskutoj për raportin e progresit për Kosovën, duke vlerësuar nevojen për rritje të konkurrueshmësisë dhe përkrahje të sektorit privat në vend. Nënvizimi i kryetarit Rukiqi tek ky raport ishte tek përmbajtja e tij, raport ky i cili shqyrton edhe aspekte sociale, jo vetem politike.
Tutje, “Luftimi i informalitetit mbetet objektivë kryesore”, tha ndër të tjera kryetari Rukiqi, duke ju referuar takimit me Kryeministrin Haradinaj që Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë zhvilluar javën e shkuar.
Ndër të tjera, z. Rukiqi përmendi edhe trendin në rënie të investimeve të Huaja Direkte në Kosovë, duke ju referuar ambientit jo shumë të favorshëm biznesor, me theks të veçantë pasigurisë juridike mos funksionimit të gjykatave dhe jo-stabilitetit politik në vend si rezultat i ndryshimit të qeverive të vendit.
Shqetësuese mbetet ende zhvillimi i sektorit privat i cili po ndikohet nga rritja e pagave ne sektorin publik, duke theksuar nevojën dhe rekomandimin e OEK-ut që përcaktimi i pagës minimale duhet të bëhet në pajtim me tre akterët kryesor: përfaqësuesit e punëdhënësve, përfaqësuesit e punëtorëve dhe qeveria.
Oda Ekonomike e Kosovës tashmë ka krijuar praktikë të re të prezantimit të kompanive kosovare që janë shembuj për praktika të mira në punësim dhe siguri në punë. Në këtë dimension, Valon Vata, nga kompania KawaGroup, shpalosi politikën e kompanisë së tyre për të ofruar siguri në vendin e punës për punëtorët e tyre dhe njiherit pajisen me mjete të nevojshme pune, varësisht prej rrezikshmërisë që përmbanë vendi i punës për të punësuarit.
Tutje, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka realizuar një studim mbi potencialet për eksport të kompanive kosovare. Olivera Ceni Bardiqi, Drejtoreshë e Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK, gjatë prezantimit të të gjeturave vuri theks tek potencialet e kompanive të cilat aktualisht nuk eksportojnë, por që plotësojnë kushtet konform kërkesave specifike për eksport në tregjet rajonale dhe tregun e Bashkimit Evropian.
“Rreth 46% e kompanive kanë deklaruar që tregu i Kosovës është shumë i vogël për shitjen e volumit të prodhimeve të tyre, përqindje po aq njëjtë kanë deklaruar që kushtet e pagesës janë problem kryesor për tregti brenda vendit. Tutje, mosgjetja e stafit të përgatitur mirë për të përmbushur nevojat e vendit të punës është problem madhor për 43% të kompanive respondente. Mungesa e fuqisë punëtore të përgatitur mirë ka ndikim të madh jo vetëm drejtpërdrejt në kompani, por edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Një mungesë e tillë ka për arsye shumë faktorë, megjithatë më kryesoret supozohet të jenë a) mungesa e kurrikulave dhe programeve në sistemin edukativ për të aftësuar të rinjët për nevojat e tregut, me theks të veçantë mungesa e shkollave profesionale dhe qendrave të kompetencës b) të rinjtë nuk tërhiqen për të punuar në sektorin privat, qoftë për shkak të leverdisë financiare apo për shkak të sigurisë së vendit të punës, dhe c) migrimi i fuqisë punëtore të re për shkak të zhvillimit të ultë të ekonomik dhe shkallës së lartë të varfërisë”, theksoi Ceni Bardiqi.
Tregjet më të lehta për depërtim dhe eksport të produkteve tona, në nivelin rajonal, mbesin tregu i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në tregun e Bashkimit Evropian, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Italia, Holanda, Suedia, Greqia, Sllovenia, Franca, etj.. Tregjet e vendeve të treta zënë poashtu një vend të rëndësishëm për eksportet tona, si p.sh SHBA, Turqia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, vendet e kontinentit të Afrikës, etj.
Penetrimi i tregjeve të reja dhe lansimi i produkteve unike dhe të përshtatshme me nevojat e tregut të synuar (komitetet e eksportit), lansimi i “Fushatës së Pozicionimit Ekonomik”dhe krijimi i një “Sistemi të informacionit tregtar” u theksuan të jenë rekomandimet kryesore sipas këtij studimi. Përkrahja e qeverisë së vendit në subvencionim të aktiviteteve të eksportit është e domosdoshme dhe sipas kompanive përbën stimulimin më të madh për rritjen e ekportit, u tha në përfundim të këtij prezantimi. /arbresh.info
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje