Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar dje në media, ku citohet avokati Gazmend Halilaj të ketë thënë se në burg është trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe se nuk i është dhënë bukë.
Pas këtij shkrimi , SHKK njofton opinioni publik se pretendimet e Gazmend Halilajt nuk janë të vërteta, transmeton Indeksonline.
“Halilaj, nga 01.03.2019 deri më 25.03.2019, ishte në masën e paraburgimit dhe po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Gjatë kësaj periudhe kohore është trajtuar konform ligjit në fuqi, rregullave edhe rendit shtëpiak të QPL-së. Në dhomë ka qenë i shoqëruar nga dy të paraburgosur të tjerë dhe nuk është dalluar asnjëherë në trajtim, po ashtu është ushqyer njësoi si të tjerët. Halilaj, ka pasur vizita të rregullta mjekësore, është vizituar nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe nga Zyra e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës”, thuhet në reagim.
Sipas SHKK, të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj dënon çdo dezinformoftë, e cila ka për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në fuqi, qëllim primar ka respektimin e të drejtave fondamentale të njeriut, pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin. Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve”, thuhet tutje në reagim. /arbresh.info
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...