Pas shumë vitesh Panairi i Librit “Prishtina 2019” e solli shkrimtari e njohur, Fatos Kongolin në Kosovë.
Ai për herë te parë mori pjesë në panairin e librit me romanin e tij, të sapo botuar “Gënjeshtarët e vegjël”.
Shkrimtari Kongoli, ne një prononcim për arbresh.info u shpreh shumë i nderuar që kishte marr ftesën të ishte prezent në këtë panair të 21-të librit.
“Ishte kënaqësi shumë e madhe kur mora ftesën të vij në këtë panair. Unë pata kohë ta shoh panairin, është interesante. Ka pjesëmarrje të madhe të shtëpive botuese, ku merr pjesë edhe shtëpia botuese që boton librat e mi. Unë vij edhe vet me një roman të ri, i cili quhet “Gënjeshtar të vegjël”. Ky libër është si shumica e romaneve të mij, tregon realitetin, sepse unë kam për prirje tí ndjek shembuj e realitetit” u shpreh shkrimtari Fatos Kongoli.
E në pika të shkurtra ai na shpjegoi edhe përmbajtjen e romanit të tij të ri, i cili quhet “Gënjeshtarët e vegjël”.
“Në romanin tim fjalë bëhet për njërin ndër protagonistët e këtij libri, i cili është një mësues i cili shkon në kryeqytet dhe nga zhgënjimet që merr, detyrohet në fund të kthehet atje nga ka ardhur” tha Kongoli
Kongoli veç tjerash ka falënderuar lexuesit dhe botuesit kosovarë tek te cilët siç thotë vet ai, ka gjetur gjithmonë mbështetje./Arbresh.info
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”