Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se përcaktimin e kufirit me shqiptarët e ka quajtur “diçka të guximshme” kur e ka propozuar, duke besuar se është “diçka më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”, por sipas tij ishin qytetarët që dolën kundër dhe se këtë mesazh ai e ka kuptuar mirë.
Ai ka shtuar se i ka rënë popullariteti pas seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën ka “folur shumë hapur dhe me sinqertitet për këtë temë duke mos dashur të anashkaloj qytetarët”, transmeton Telegrafi.
Sipas tij “referendumi sa i përket çështjes së Kosovës… do të mund të thirrej, nëse do të ketë diçka t’i ofrojë popullit, megjithatë ka pranuar se nuk ka një propozim konkret”.
“Kam propozuar, guximshëm dhe shumë hapur, diçka që më ka kushtuar me popullaritet. Kam thënë se jam për përcaktimin e kufirit me shqiptarët dhe nuk turpërohem për këtë”, ka deklaruar Vuçiq në televizionin Prva.
Ai konsideron se një gjë e tillë “është më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët, por se populli serb ishte kundër një propozimi të tillë”.
“E kam kuptuar shumë mirë gjithçka që është folur dhe çfarë kanë treguar hulumtimet e opinionit, pasi i shqyrtoj me shumë kujdes për dallim nga të tjerët, sepse kur na bie popullariteti i di arsyet dhe nuk i fsheh”, ka shtuar Vuçiq.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...