Përfaqësimi i Kosovës në nivel presidencial në Forumin Ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec” në Bratisllavë të Sllovakisë, është mundësia e parë që në nivel të tillë të përfaqësohet Republika e Kosovës,raporton arbresh.info.
Kështu tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Prishtinës pak para se të nisej për në Sllovaki, ku edhe do të mbahet ky forum.
Thaçi, tha se në këtë forum do të diskutohet për aktualitetin që ka Kosova, ku do të prezantohen të arriturat e shtetit të Kovës në prag të 20 vjetorit të lirisë dhe 11 vjetorit të pavarësisë.
“Siç e dini këto ditë do të mbahet forumi “GlobSec” në Bratisllavë, në një vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës nga familja e Bashkimit Evropian, por një vend që gjithmonë e ka mbështetur konsolidimin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të saj, me prezencën e vet në të gjitha organizatat ndërkombëtare civile dhe të sigurisë. Është mundësia e parë që në nivel të tillë presidencial të përfaqësohet Kosova në këtë forum, ku do të diskutohet për aktualitetin që ka Kosova, do të prezantoj të arriturat e shtetit tonë në prag të 20 vjetorit të lirisë”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, kjo do të jetë një mundësi ku do të diskutohet për dialogun Kosovës –Serbi si dy shtete sovrane, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Presidenti i Kosovës pranon se do të përballet me një debat të rëndë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Sipas tij, ka dallime të mëdha mes qëndrimeve të tij dhe presidentit serb rreth raporteve ndër fqinjësore mes këtyre dy shteteve.
“Do të jetë një debat jo i lehtë edhe me presidentin serb. Ju i dini dallimet tona të mëdha që i kemi sa i përket aktualitetit në rajon dhe raportet ndër fqinjësore Kosovë-Serbi. Në këtë forum do të kemi një debat me penalistë që do të marrin pjesë nga vende të rajonit. Do të kemi diskutim paneli edhe me presidentin e Serbisë, por takim të veçantë nuk do të ketë. Në këtë forum asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar të ndodh një takim i veçantë me presidentin e Serbisë”, u shpreh Thaç.
Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdoj pa kushte, me qëllim që të përmbyllet ky proces historik, siç e qian ai jo të lehtë, shumë i rëndë, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, që do të përfundonte me njohje reciproke të vendeve tona, që nënkupton njohjen nga 5 vendet e BE-së menjëherë për Kosovëni./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...