Propozohet zvogëlimi i pagave në PTK deri në rimëkëmbjen e tij

11:12 | 6 Qershor 2019
V. S.

Të enjten  e Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala janë intervistuar tre ekspertë.

Eksperti, Naim Maloku duke folur për gjendjen ne Telekomë ka thënë se shkaktar nuk është vetëm një kompani.

“Gjendja në PTK nuk lidhet më një kontratat por komplet me procesin e menaxhonit që nga fillimi, mos kontrollimi i shpenzimeve operacionale, kontratat të shumta e mes tyre edhe ajo me z-mobile”, ka thënë ai.

Maloku duke komentuar disa deklarata të punëtorëve ka përmendur praktikat e zvogëlimit të pagave deri në kalimin e krizës së ndërmarrjes.

“ Kam dëgjuar deklarata nga punëtorët e Telekomit të cilët kanë deklaruar se nuk pranojnë zvogëlimin e pagës pot kemi praktika me vendet e rajonit kur është paraqitur kriza dhe shumë organizata kanë thënë po i zvogëlojmë  pagat për një periudhe të caktuar një vjeçare 10% dhe nëse rregullohet atëherë i kthejmë paratë dhe nuk beson borxh”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme