Google ADS

Hamza: Një miliardë euro u investuan përmes WBIF

10:39 | 6 Qershor 2019
arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se mbi një miliardë euro është investuar përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk i mirëkuptoj situatat kur paratë presin për me u realizu projekti, dhe nuk mund të realizohen në mungesë të resurseve humane.  Dinamika ma e madhe e ekzekutimit të projekteve do të kishte ndikim në përmirësim të zhvillimit ekonomik,” është shprehur ministri Hamza, shkruan arbresh.info.

Ai ka theksuar ngecjet në projektin e rrugës Kijevë-Zahaq.

“200 milionë euro që po presin, kishin me zvogëlu koston për bizneset dhe qytetarët që e shfrytëzojnë atë rrugë.”

Projekt tjetër të madh ai ka përmendur atë për Ibër-Lepencin, dhe për ujërat e zeza në disa komuna.

“Kosova është vendi i parë në vendet e Ballkanit Perëndimor që ka projekt në lidhje me shëndëtesinë, që ka të bëjë me tipin e pajisjeve që do të përdoren.”

Ai ka bërë të ditur se së shpejti Kosova do të përfitojë për shtatë projekte donacion në vlerë prej 34.5 milionëve.

“Para falë për Kosovë, janë kontribut që i ndihmojnë Kosovës.”

Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga institute EPIK “WBIF – storie e patreguar e suksesit”.

Sa herë në dimër e ndezni ngrohjen qendrore të TERMOKOS-it, apo bëni dush në shtëpi në Prishtinë – ju jeni duke përfituar nga një instrument me emër të komplikuar “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor”, apo shkurtë: WBIF (Western Balkan Investment Frameëork).

Ndërsa nëse udhëtojmë në të ardhmen, në vitin 2025, fal WBIF-it qytetarët e Kosovës do të mund të marrin trenin në Prishtinë e të udhëtojnë nga Lisbona deri në Talin. Në eventin e radhës e kthejmë vëmendjen nga një storie e pa treguar suksesi – WBIF.

WBIF është instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit – iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Portofolio momental i WBIF-it në Ballkanin Perëndimor përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej €841.7 milion, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.

Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti. Investimet kyçe të WBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi I Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme