Mjekësia është një nga problemet që shqetëson jo vetëm popullin e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës. Këngëtarja Morena Taraku ka bërë publike shqetësimin e saj lidhue me një ngjarje që po i ndodh prej dy vitesh.
Për shkak të mungesës së shërbimit në spitalet e Kosovës, babai i saj është detyruar të kurohet në “American Hospital”, në Stamboll të Turqisë.
Por ajo i bën thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë për të kryer shërbime në këtë spital, për shkak se bëjnë pazar me pacientët duke rritur çmimet.
“Ky spital bëri pazar për dy vite me radhë me shëndetin e babait tim, duke ndryshuar çmimet normale dhe duke i konvertuar ato sipas qejfit. Është hera e dytë që ky spital më zhgënjen duke bërë pazar me shëndetin e babait tim. Ndoshta s’jam e para shqiptare që më shkelin në këtë mënyrë, sepse ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që kurohen në këtë spital. Japin çmime në euro dhe i kalkulojnë si të duan, përderisa gjendemi në Stamboll dhe këtu përdoret lira turke. S’kanë faj këta, por mjekësia jonë e turpshme që duhet njerëzit e sëmurë të ikin nga Kosova për shërim… e atëherë normal që bëjnë pazar me ne”, shkruhet në postimin e saj në Insta Story.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?