Haradinaj në takim me zyrtarët gjermanë: Marrëveshja me Serbinë veç në kufijtë ekzistues

10:13 | 6 Qershor 2019
V. S.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë njëditore në Gjermani.

Përveç me Kancelaren Merkel, Haradinaj do të takohet edhe me diplomatë të tjerë gjermanë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se temë bisedimi ishte dialogu me Serbinë.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, pata një mëngjes pune me anëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Me deputetët gjermanë biseduam për zhvillimet e gjithmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv.

Roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit tonë dhe aktualisht jemi në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme