Alvaro Arbeloa e ka inkurajuar Real Madridin ta transferojë djalin e Lionel Messit, Mateon, pasi argjentinasi i Barcelonës e pranoi se Mateo i feston golat e “Los Blancos”.
Lionel Messi zbuloi dje se djali i tij i mesëm, Mateo, e ka gjetur një mënyrë për ta zemëruar babanë dhe vëllain e madh, Thiagon. Mateo i feston golat e Real Madridit për ta tërbuar Thiagon dhe për ta tallur babanë e vet, kapitenin e Barcelonës, kur ekipi i tij humb, transmeton Gazeta Express.
“Mateo i pëlqen fanellat e të gjitha ekipeve dhe i vesh ato. Ama herën e fundit kur luajtëm Playstation, ai më tha: ‘Do ta zgjedh Liverpoolin, ekipin që të mposhti ty’. Ai nuk kupton mirë ende”, tha Messi për TyC Sports.
“Njëlloj ndodhi edhe kur humbëm ndaj Valencias. Ai më tha: ‘Valencia ju mposhti, eehh’. Ai madje i feston golat e Real Madridit për ta zemëruar Thiagon”, zbuloi Messi.
Ndaj kësaj deklarate të Messit reagoi menjëherë ish-futbollisti i Rea Madridit, Alvaro Arbeloa, përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social Twitter.
“Le ta transferojmë atë!”, shkroi Arbeloa, duke e përcjellë këtë mesazh me disa emotikone duke qeshur.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...