Fëmijët me sëmundje të zemrës vit pas viti po u drejtohen shteteve tjera për shërim, për shkak se në Kosovë nuk ka kush t’i trajtojë.
Edhe pse gjatë vitit të ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi i spitalit kirurgjiko-pediatrik, në Kosovë ende nuk ka kardiokirurg pediatrik që do t’i trajtojë fëmijët, andaj edhe dera e vetme për shërimin e tyre do të vazhdojë të jenë shtetet tjera.
Gjatë vitit të kaluar ka filluar ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, megjithatë edhe pse ndërtimi i këtij spitali pritet të përfundojë në vitin 2020, në Kosovë vazhdon të mos ketë kardiokirurg pediatrik, shkruan Zëri.
Kardiologu pediatër në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ramush Beiqi, derisa e ka pohuar se në Kosovë nuk ka kardiokirurg për fëmijët, ka thënë për gazetën se janë duke punuar në formimin e një ekipi të mjekëve për spitalin e ri.
Sipas tij, mjekëve u duhen trajnime shtesë për të dhënë shërbime në këtë spital.
“Kardiokirurg për fëmijë nuk ka ende. Ne e kemi formuar një grup punues dhe jemi duke i identifikuar edhe infermierët që do të punojnë aty, besoj që shumë shpejt do ta kemi ekipin e kardiokirurgëve. Jemi të interesuar që të kemi edhe një ekip që bën intervenimet kardiologjike, sepse besoj që do t’i kemi edhe sallat për intervenimet kardiologjike, por me doktor Tefikin jemi duke punuar dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi ekipin dhe do ta dërgojmë në trajnim”, ka thënë ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...