Google ADS

Zyra e Auditimit planifikon të blej llogo 8 mijë euro

08:11 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Afër 10 mijë euro në një llogo zyrtare.

Kjo është shuma që Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës ka planifikuar të shpenzojë së fundi.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “Punimi i llogos zyrtare ne oborrin e objektit të ZKA-së” është parashikuar vlera 8 mijë euro.

E për të parë saktësisht për çfarë llogo është fjala, arbresh.info ka kontaktuar me zyrën për komunikim në ZKA.

Saranda Husaj Baraliu, udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim ka thënë se llogo do të vendoset jashtë objektit.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka llogon e vet. Shpallja ka të bëjë me një proces të hapur e konkurrues në pajtim me rregullat e prokurimit që kjo llogo të vendoset në  hapësirën jashtë objektit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo llogo do të ndikojë në “ngritjen e imazhit të institucionit dhe është shenjë identifikuese për lokacionin e veprimtarisë sonë”.

Ndërsa e pyetur për dimensionet e llogos, Baraliu nuk është përgjigjur.

E arbresh.info ka kontaktuar edhe me disa kompani që merren me prodhimin e llogove të tilla për të parë se çfarë çmimesh sillen në treg.

Sipas njërit nga prodhueseve varësisht prej kërkesave dhe detajeve të llogos çmimi mund të shkoj deri në 8 mijë euro.

“Nëse janë llogo te thjeshta që vendosen jashtë objektit mund të kushtojnë prej 80 deri 120 euro ndërsa nëse është fjala për llogo në oborr, me beton, me shkrime 3d dhe drita atëherë çmimi është shumë herë më i lartë e varësisht prej dimensioneve mund të mbërri edhe shumën që ZKA e ka paraparë”, ka thënë ky prodhues.

E në njoftimin e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ceken gjithashtu edhe kushtet e pjesëmarrjes.

Ndërsa afati i fundit për pranimin e tenderëve është 6 maj 2019 në orën 14:00 e po në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme