Presidenti, Hashim Thaçi, nëse sheh një pengës për propozimet e tij lidhur me shkëmbim të territoreve, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të jetë “vendimmarrës” për rrëzimin e qeverisë në krye me Ramush Haradinaj.
Për mundësinë e përdorimit të kësaj “karte” nga ana e Presidentit, njohësit e rrethanave politike në vend kanë qëndrime të ndryshme.
Analisti politik, Faton Abdullahu, thotë se kjo qeveri duhet të ikë.
“Sa më shpejt aq më mirë”, thotë Abdullahu për arbresh.info.
Sipas tij, kjo do të determinohet nga bashkëpunimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën thotë se së shpejti do t’i bashkohet edhe Partia Socialdemokrate.
“Presidenti aktual , zoti Thaçi ka ndikim aq të madh në PDK sa që pa dyshim mund të quhet bashkë-kryetar i kësaj partie bashkë me zotin Veseli. Kjo i jep atij mundësi që nëse e sheh të udhës me manovrime dhe interferime të caktuara të determinojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por pse do ta bënte këtë Presidenti? Nëse ai e sheh koalicionin PAN përkatësisht Qeverinë Haradinaj si pengesë për projekt-propozimin e tij për sikundër thotë ai marrjen e Luginës së Preshevës që në të vërtetë është shkëmbim territoresh me Serbinë, atëherë dikush mund të mendoj se Presidenti do ta ndihmoj rrëzimin e këtij koalicioni”.
Abdullahu tutje shton se pikërisht përqarja për çështje strategjike në koalicion janë pozita të favorshme për presidentin Thaçi për shkëmbim territoresh, propozim i cili mund të mbetet gjallë dhe të jetësosohet tutje.
“Prandaj për të pasur strategji dhe unitet kundër Serbisë dhe me qëllim që të nxjerrim përfitime nga dialogu me te, na duhen zgjedhjet e parakohshme. Nëse kuptohet rëndësia vitale e këtij procesi, besoj se edhe PSD edhe deputet tjerër të forcave tjera politike pozitare, do ta shohin se mënyra më efikase për ta ndryshuar kursin në të mirë të vendit tonë dhe për ta ndalur aventurën e Presidentit aktual janë zgjedhjet”, ka përfunduar Abdullahu.
E analisti Fatmir Sheholli thotë se e rrugës do të ishte që Qeveria vetë të testojë legjitimitetin e saj.
“Qeveria aktuale do të ishte më së miri që në Kuvendin e Republikës se Kosovës vetë të testojë legjitimitetin e saj. Besoj që kjo do të ishte forma më demokratike që pushteti të testojë legjitimitetin e tij dhe pastaj të shohim si qëndrojnë punët. Varsisht nga rezultati i atij testi demokratik do të ndërmerreshin hapat e tjerë. Në botën demokratike dhe civilizuese pushteti kur e sheh që numrat në Kuvend po luhaten dhe nuk ka stabilitet e teson veten dhe çdo gjë pastaj vijon me hapa demokratik”, deklaroi Sheholli për arbresh.info.
Sipas Shehollit tashmë të gjithë janë duke e parë gjendjen e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa nuk arsyeton deklaratat e opozitës të cilët thonë se për rrëzimin e qeverisë nuk bashkëpunojnë me Listën Serbe.
“Ne jemi deshmitare të një ‘mish-mashi’ të krijuar në Kuvend, ku pushteti nuk e din as vet sa deputet i ka, nga ana tjetër as opozita nuk po mundet me i ba numrat për rrëzimin e saj duke kalkuluar me kinse ‘nuk i pranojmë votat e Listës Srpska’. Keto veprime ‘nuk i pranojmë votat e Listës Srpska apo të deputetve serbë’ jane si me ba ‘vrima në ujë’ sepse qysh pas zgjedhjeve eventuale të gjitha partitë do të vrapojnë pas votave të po asaj Liste Srpska apo deputëtve serbë për krijimin e qeverise së re”, përfundoi Sheholli.
Ndryshe para më shumë se gjashtë muaj LDK-ja kishte marr një inciativë se bashku me VV-në për mbledhjen e votave për një mocion me të cilin syonin të rrezonin Qeverinë Haradinaj.
Kjo tentativë e tyre kishte mbetur në heshtje pasi nuk arritën t’i siguronin votat e mjaftueshme.
Pas gjithë kësaj kohe ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili rifunksionalizoi një inciativ të tillë./V.Selimi/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...