Sot në Aeroportin e Prishtinës organizohet mikpritje për veteranen e ushtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-së u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit.
Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtare kanadeze e cila nëpërmjet KFOR-it ka shërbyer në Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet ’99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.
Në qershor të vitit 2018 nëpërmjet fotografive i kërkoi 21 fëmijë për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, përbrenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan.
Kjo ushtare, pas më shumë se 20 vitesh vjen në Kosovë, për t’i takuar ata fëmijë por edhe për ta vizituar vendin të cilin e ndihmoi.
Me këtë rast organizata jo-qeveritare Qendra Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.
Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do t’i dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Po ashtu, në shenjë simbolike do t’i dhurohet flamuri i Kosovës dhe mirënjohje./rtklive
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?