Nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët nëpërmes një kumtese thonë se datat e festave të ditëlindjeve dhe përvjetorëve përbëjnë gëzim, por kjo nuk ndodhi në përvjetorin e 17 të BDI-së.
“Fytyra të zymta u panë në atë takim të BDI-së e cila disa herë me ftesa speciale kishte ftuar zyrtarët dhe aktivistet e tyre, të cilët nuk i ishin përgjigjur ftesës.
Publikimi i përgjimeve të fundit të kreut të BDI-së, si duket i kishin befasuar dhe demoralizuar vetë aktivistët e BDI të cilët patën rastin ta dëgjojnë liderin e tyre ndryshe nga ajo që e kishin dëgjuar më parë, por me fytyrë të vërtetë”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.
Nga atje thonë se është e vështirë që sot lideri i BDI, Ali Ahmeti ta paraqesë më të ardhmen e BDI-së për 20 vitet e ardhshme ashtu siç pretendojnë ta bëjnë atë, sepse vetë i kanë ditët e numëruara në politikë.
Nga partia opozitare shtojnë se BDI sot dukej më e lodhur se kurrë, e vetmuar karshi popullit, sot ajo shikohet me frikë, sot ajo po kalon krizën më të rëndë politike, sepse është vetë goditur në moralin e saj të funksionimit dhe të politik bërjes./telegrafi
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...