Hamasi: Kauza palestineze përballë një “komploti ndërkombëtar”

22:29 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayya ka paralajmëruar se kauza palestineze ndodhet përballë një “komploti ndërkombëtar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hutben (fjalimin) e mbajtur në namazin e Bajramit i cili u fal me pjesëmarrjen e mijëra banorëve të Gazës dhe drejtuesve të grupeve palestineze në afërsi të kufirit lindor të Gazës, Hayya tha se kauza palestineze, Mesxhid-i Aksa, qyteti i Kudsit, të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe e drejta e rikthimit të refugjatëve palestinezë ndodhen përballë një komploti ndërkombëtar.

Ai tha se përpjekjet për të eliminuar kauzën palestineze janë rritur dita ditës për shkak të kushteve komplekse në të cilat përfshihen edhe vendet arabe dhe islame. “Ashtu si në të kaluarën, edhe sot popujt arabë dhe myslimanë ende e shohin dhe e mbrojnë çështjen palestineze si përparësinë e tyre kryesore. Ata ofrojnë mbështetje financiare dhe armësh për popullin tonë në mënyrë që të vazhdojnë luftën dhe rezistencën e tyre”, tha Hayya.

Pasi ka paralajmëruar në lidhje me çështjen e komplotit të përgatitur, Hayya ka vënë në dukje se kjo do të vendosë në objektiv jo vetëm Palestinën por edhe të gjitha vendet arabe dhe myslimane.

Ai shprehu keqardhje për normalizimin e marrëdhënieve të disa vendeve arabe me Izraelin dhe që kanë mirëpritur liderët e tij në vendet e tyre. Sipas tij, kushtet në të cilat po kalon çështja palestineze, e bën më të nevojshëm se kurrë unitetin kombëtar.

Hayya ka shtuar se ata kanë zgjatur duart e tyre për unitet pa paraqitur ndonjë kusht paraprak.

Palestina më parë ka njoftuar se dita e parë e Fitër Bajramit do të ishte ditën e sotme për shkak se ditën e hënë nuk ishte vërejtur hëna e muajit Sheval.

Ashtu si Egjipti, Jordania, Libia, Tunizia, Siria dhe Sudani edhe Palestina njoftoi se dita e fundit e agjërimit do të ishte ditën e djeshme ndërsa Bajrami ditën e sotme.

Ndërsa 9 vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin, Libanin, Irakun, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemenin, Bahrejnin dhe Algjerinë, e shënuan dje festën e Bajramit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme