Sopranoja kosovare me famë botërore, Elbenita Kajtazi e cila po prek skenat e mëdha anëmbanë globit përmes një fotografie i është kundërpërgjigjur fushatës se serbëve të përkrahur nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Ku ky i fundit po mobilizon bashkëqytetarët e tij që në sa më shumë monedha të huaja të shkruhet “Kosovo is Serbia”.
Megjithatë kosovarët kanë nisur t’i kundërpërgjigjen të njëjtës fushatë, por me një thirrje tjetër, atë “Kosovo is Beautiful”.
Është sopranoja kosovare me famë botërore që po qëndron në Kil, Elbenita Kajtazi ajo që ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Facebook, ku shihet me një monedhë të huaj në duar, ku shkruhet “Kosovo is Beautiful”.
Por, që t’i tregohet botës që Kosova është e bukur dhe s’njeh urrejtje, të njëjtës fushatë po i bashkohen edhe kosovarë të shumtë që jetojnë anekënd botës, përcjellë Indeksonline..
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së