Berlini zyrtar e konsideron si çështje të mbyllur kërkesën e Greqisë për dëmshpërblim për shkak të dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul lidhur me dëmshpërblimin që Greqia e kërkon për dëmin e shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore tha se “Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht”.
Breul në një konferencë për media në Berlin, tha se notë protesta verbale e Greqisë në lidhje me dëmshpërblimin është dhënë dje nga ambasadori grek në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ai tha se e kanë shqyrtuar përmbajten e notës së protestës dhe vendimin e Parlamentit grek. Breul thotë se nuk mund të shprehet nëse qeveria gjermane do t’i përgjigjet apo jo notës së protestës.
“Qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë çështje”, tha Breul duke shtuar se “Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht”.
Greqia në një notë proteste dje kërkoi nga Gjermania që “të fillojnë bisedime për këtë çështje e cila ka një rëndësi të madhe materiale dhe shpirtërore për popullin grek”.
Parlamenti grek në prill miratoi propozimin për të kërkuar dëmshpërblim lufte nga Gjermania.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë