Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar Marrëveshjen sociale Zvicër-Kosovë, me 115 vota pro 60 kundër dhe dy abstenime.
E këtë vendim e ka përshëndetur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, shkruan arbresh.info.
Ai i ka shprehur mirënjohje ministri të jashtëm zviceran Ignazio Cassis për premtimin e mbajtur.
“I lumtur qe një vit që nga vizita ime në Zvicër dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis, sot Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën. I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër. Urime!”, shkruan Pacolli në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/
A është e dëmshme vitamina D kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë...
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...