Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të kryesuar nga Tracy Whittington, drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit, kanë bërë përurimin e Projektit të “Dhomës për intervistimin e të miturve” në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, projekt ky, i cili është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kryesuesi Hyseni ka shprehur mirënjohje të thellë për Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila ka mbështetur realizimin e këtij projekti, por edhe ka dhënë mbështetje të vazhdueshme, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka krijuar një imazh më të mirë për sistemin prokurorial të Kosovës.
Për rëndësinë e Projektit të “Dhomës për intervistimin e të miturve” në ngritjen e efikasitetit të punës në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka folur kreu i kësaj prokurorie, Imer Beka, duke thënë së krijimi i kushteve më të mira për intervistimin e të miturve do të ndikojë në efikasitet më të madh në punën e këtij departamenti.
Ndërsa, drejtoresha Wittington është shprehur e lumtur për finalizimin e këtij projekti, duke shprehur gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme për sistemin prokurorial në Kosovë.
Donacionet e tilla të Ambasadës Amerikane në Kosovë janë dhënë edhe për katër prokurori të tjera themelore të Kosovës./arbresh.info/
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...