Haradinaj nga Berlini: Takim i rëndësishëm për çështje të interesit të përbashkët

18:22 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sapo ka mbërritur në Berlin ku pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ky takim vjen pak ditë para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet më 1 korrik në Paris, shkruan lajmi.net.

Haradinaj është shprehur se ky takim është i rëndësishëm për çështje të interesit të përbashkët, duke treguar se ka udhëtuar së bashku me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli.

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme