Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e mbajtur sot ka #Refuzuar miratimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
Refuzimi nga komisioni është në përputhje me kërkesat e shoqërisë civile, e cila ka vlerësuar që ky projektligj cenon frymën kushtetuese, zvogëlon mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi financat e subjekteve politike, dhe e ulë transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Krahas qëndrimeve të shoqërisë civile, edhe Raporti i fundit për Kosovën i Komisionit Evropian, ka ritheksuar nevojën që në Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, të reflektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias në mënyrë që të garantohet transparenca, llogaridhënia dhe zbatimi efektiv i mekanizmave ligjor mbi këtë çështje.
Në javët e fundit, grupi i organizatave të shoqërisë civile në takimet direkte me grupet parlamentare dhe përmes letrës së hapur i është drejtuar publikut dhe ligjvënësve me argumentet të cilat shpërfaqin mangësitë e projektligjit, ndër të tjera cenimi i pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve politike dhe mos adresimin e prioriteteve që parashihen me Agjendën për Reforma Evropiane (ERA).
Organizatat e Shoqërisë Civile e ritheksojnë kërkesën drejtuar Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që të tërheq Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Miratimi i një ligji të tillë nga Kuvendi i Kosovës do të thotë kundërshtim i të gjitha standardeve ndërkombëtare për financimin e subjekteve politike dhe vet frymës së Kushtetutës së Kosovës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...