Diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve.
Njëri nga ta është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i vili ka thënë përmes një statusi në Facebook se Rohan mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit.
“I pikëlluar nga lajmi se Ambasadori Albert Rohan ka vdekur. Ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit”.
“Roli i tij për pavarësinë e Kosovës do të mbahet mend përgjithmonë. Ngushëllimet e mija për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Austrisë”, ka shkruar Pacolli.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...