Ambasadori rus kërkon që OKB-ja të marrë masa të rrepta ndaj Kosovës për arrestimin e zyrtarit të UNMIK-ut

17:21 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Mikhail Krasnoshchekov, punonjës i UNMIK-ut u arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit anti-kontrabandë në veri të Kosovës.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Chepurin, është takuar me kreun e UNIMK-ut, Zahir Tanin, me të cilin kanë biseduar për arrestimin e shtetasit rus në Kosovë.

Chepurin ka deklaruar se shpreson se OKB-ja do të marrë të gjitha masat për të hetuar rastin e punonjësit të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov.

“U takova me kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin. Ne shpresojmë që OKB-ja do të marrë të gjitha masat për të hetuar një sulm gangster ndaj oficerit të UNMIK-ut Mikhail Krasnoshchekov”.

Mikhail Krasnoshchekov, punonjës i UNMIK-ut u arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit anti-kontrabandë në veri të vendit, nën dyshimin se bashkë me një punonjës tjetër të këtij misioni të Kombeve të Bashkuara dhe disa serbë lokalë, kanë penguar aksionin duke vendosur një barrikadë në rrugë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme