Thaçi nesër udhëton për Sllovaki, merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

17:20 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, esër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

“Në ‘Bratislava Forum’ të GlobSec’ presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Presidenca.

Siç thuhet në komunikatë më margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme