Pas revokokimit të licencës nga ana e BQK-së ndaj kompanisë së sigurimeve “Insig”, edhe një kompani tjetër në treg rrezikon falimentimin.
Fjala është për kompaninë “Eurosig”, e cila për momentin është nën administrim rigoroz të Bankës Qendrore të Kosovës, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare.
Një kompani e sigurimeve është në gjendje jo të mirë financiare atëherë kur ka vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.
Në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, kanë konfirmuar se “Eurosig” është nën administrimin e BQK-së, por nuk janë lëshuar në detaje.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka paralajmëruar vendim të bordit edhe për ketë kompani, shkruan Buletini Ekonomik.
“Për vendimet e ardhshme të Bordit Ekzekutiv të BQK-së në raport me siguruesin “Eurosig” Sh.A. do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.
Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Eurosig” del se është nën pronësinë e “Eurosig” sh.a, mirëpo Buletini Ekonomik merr vesh se “Eurosig” e ka të përbashkët pronarin me kompaninë që iu revokua licenca, “Insig”.
Bëhet fjalë për biznesmenin nga Shqipëria, Kadri Morina.
Administrimi i një kompanie nga BQK, si çështë rasti me “Eurosig”, parashihet me Ligjin nr. 05/L-045 për Sigurimet. Para likuidimit, BQK e merr nën administrim kompaninë që ka probleme, por nëse gjendja nuk arrin të sanohet, atëherë kompania shkon në likuidim dhe mbyllje totale. Kjo ka ndodhur edhe me kompaninë e sigurimeve INSIG.
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...