“Ma hëngre kosin e frutave”, Ermal Mamqi i bën Amit komentin epik

15:30 | 5 Qershor 2019
A. B.

Ata janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Moderatorja Amarda Toska dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi shpesh ndajnë momente të bukura krah njëri tjetrit. Gjithmonë vijnë gazmore komentet e tij lidhur me postimet e bëra.

Së fundmi, Ermali ka publikuar një foto të shkëputur nga dasma e aktorit Gaz Paja ku shihet përkrahë bashkëshortes së tij, mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen përshkrimi komik që Ermali ka bërë.

“Edhe pse ma hëngre kosin e frutave që kisha dy ditë që e ruaja në frigorifer për ta ngrenë sot, unë prapë të  dua”, ka shkruar Ermali duke shkrirë së qeshuri fansat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme