Gazmend Halilaj, avokati që e denoncoi rastin e abuzimit seksual me nxënësen nga Drenasi, sot është liruar nga arresti shtëpiak.
Halilaj ka konfirmuar për Express se sot ka marrë vendimin ku thuhet se ai është liruar edhe nga arresti shtëpik.
Ai tha se ka mbetur vetëm masa e paraqitjes në Polici që sipas tij ka qenë kërkesë e tyre me qëllim që t’i tregojnë Prokurorisë se janë për bashkëpunim.
“Po, jam liruar nga arresti shtëpiak. Tash do të paraqitem në polici”, ka treguar Halilaj për Express. Ai thotë se për vendimin e Gjykatës për arrest shtëpiak është ankuar në Gjykatën e Apelit.
Kjo e fundit ka marrë vendim që ta rrënojë masën e dhënë për arrestin shtëpiak. Vendimin për heqjen e kësaj mase, Halilaj e ka marrë nga Gjykata e Apelit.
Tutje ai për Express, ka treguar se derisa ishte në Paraburgim pa pasur trajtim c’njerëzor nga ana e zyrtarëve policoe.
“Që tre muaj jam mbajtur mbyllë. Tash jam liruar. Nuk ka përfundua komplet procedura. Dëmet që mu më janë shkaktuar janë të mëdha. Më kanë marrë në burg, e më kanë bërë trajtim ç’njërzor. Më kanë mbajte pa bukë pa ujë”, ka thënë Halilaj për Express.
Halilaj është avokati që e ka denoncuar rastin e abuzimit sistematik seksual ndaj nxënëses në Drenas nga profesori i saj, Shkelzen Xhekaj dhe më pas nga polici hetues Vesel Veseli.
Para një muaji, profesori Shkëlzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli ishin liruar në arrest shtëpiak.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...