Google ADS

Bytyqi premton ndarje të kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi që studiojnë në UP

14:57 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është takuar sot me një delegacion të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për të drejtat e pakicave në Mal të Zi.

Me delegacionin nga Mali i Zi, ministri Bytyqi ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët shqiptarë dhe sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Kam pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Ministria për të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, me të cilët kam biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kuotat në Universitetet Publike të Kosovës për kandidatët shqiptar nga Mali i Zi dhe sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë atje. Përtej dëshirës, Ministria e Arsimit e ka edhe obligim që të ndihmojë nxënësit shqiptarë në Mal të Zi në çfarëdo forme dhe për këtë shpreha gatishmërinë time që të gjejë edhe bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Mal te Zi. Pas kërkesës së delegacionit që të bëhet ndarja e kuotave për studentët shqiptarë nga Mal të Zi, premtova se do të diskutojë edhe këtë vit me Universitetin e Prishtinës mundësinë e realizmit të kësaj kërkese. Në fun d të këtij takimi, biseduam edhe për mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Kosovë për mësimdhënësit shqiptarë të Malit te Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme