Ish anësori i Arsenalit dhe Sevillas ishte i përfshirë në një aksident fatal të shtunën që rezultoi në vdekjen e tij dhe të kushëririt të tij Jonathan.
Policia spanjolle ka zbuluar se vetura e Jose Antonio Reyes ishte në një shpejtësi “më të madhe se 220kmph” dhe që besohet se ishte “shkaktari kryesor” i vdekjes së ish anësorit të Sevillas dhe Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Klubi konfirmoi të shtunën se Reyes dhe kushëriri i tij Jonathan janë vrarë në një aksident me veturë ndërkohë që agjencia e lajmeve EFE raportoi se ngjarja ndodhi në Seville rreth orës 11:40.
“Shpejtësia e limituar në atë zonë është 120kmph. Ne mund t’iu konfirmojmë se shpejtësia e veturës ishte shkaktari kryesor i aksidentit, ka thënë një zëdhënës i zyrës së policisë spanjolle”
“Hetimi jonë vazhdon të jetë i hapur, ne nuk e dimë nëse këtu ka më shumë shkaktar të aksidentit. Por, tani ne mund t’iu konfirmojmë se arsyeja kryesore ishte shpejtësia, ishte më shumë se 220kmph”
Funerali i Reyes ndodhi në vendlindjen e tij në Seville më 3 qershor./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?