Arbor Networks dhe Cisco kanë bashkuar forcat për të mbrojtur ndërmarrjet me zgjedhje të reja kundër sulmeve DDoS.
Sulmet DDoS vazhdojnë të qëndrojnë ende si një metodë e famshme për hakerët për të rrëzuar operimet e kompanive të mëdha, dhe aq sa teknologjia evoluon, sulmet DDoS rriten me të njëjtën forcë.
Sipas disa kompanive, madhësia e sulmeve DDoS është rritur për 4.900% në krahasim me 10 vite më parë, transmeton itShqip.com. Si një kërcënim në rritje që mund të dëmtojë dhe të rrëzojë uebfaqet, trafikun dhe të jetë i kushtueshëm për ndërmarrjet në humbjen e të ardhurave dhe shpenzime për një mbështetje të rrjetit, ndërmarrjet shpesh kërkojnë furnizues të palës së tretë për zgjedhjen e kërcënimeve të tilla.
Teknologjia nga Arbor, Peakflow, arrin të raportojë në kohë reale trafikun e rrjetit, shërbimit dhe aplikacioneve me një siguri të mjaftueshme, ndërkohë, routerët nga Cisco, ASR9000 Aggregation Services janë rotuerë të shkallëzuar me një platformë mjaftë të ngjeshur.
Të vendosur qysh në fillim të rrjetit të ndërmarrjes, kompanitë thonë se zgjedhja e re e mundësuar me pajisjet e lartpërmendura do iu lejon klientëve të zbulojnë dhe mënjanojnë sulmet DDoS në rrjetin e tyre./itShqip/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...