Të mërkurën në Prishtinë është hapur edicioni i 21 i Panairit të Librit, që do të mbahet deri më datë 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, e organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan arbresh.info
Të hapur këtë panair e shpalli kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Edon Zeneli, një nga organizatorët e këtij Panairi të Librit, nga Shoqata e Botuesve përveç të mirave të këtij panairi, ai përmendi edhe lajmin qe u publikua kohe më parë, se numri i lexuesve në Kosovë ishte në rënie
Sipas Zenelit kjo është për keqardhje.
“Është nder të flas këtu para jush ne emër të organizatorit, të mbash gjalle këtë është një fitore, të shohësh lexues është një krye lajm. Është e pashmangshme qe mos ta tregoj një lajm të keq, ku ka rënë numri i lexuesve. Ky lajm na ka alarmuar, unë ju bëjë thirrje atyre qe kane në dorë të bëjnë diçka. Veproni. E kuptojmë rendësin e asfaltit, por 2-3 km asfalt me pak është me mirë të shkojmë drejt rrugës së dijës” tha ai
Veç kësaj ai tregoi edhe sa botues dhe sa tituj janë të pranishëm në Panairin e sivjetme.
“Janë 100 botues të pranishëm, 1500 tituj i kemi të botuar, deri në 7000 tituj kemi pese viteve të kaluar. Prania juaj është e çmuar për ne” tha ai
Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderoi punën e madhe të Shoqatës se Botuesve të Kosovës.
Duke bërë edhe shaka Ahmeti përmendi faktin se tani po injorohet leximi për shkak të rrjeteve sociale.
“Ne këtë vit e festojmë 20 vjetorin e çlirimit dhe tani është panairi i 21, kjo punë është e vështir. Falënderim ju shkon shoqatës së botuesve. Kemi ardhë në një faze ku aplikacionet japin vetëm versionin e shkurt te librave, kjo është një sulm për lexuesit. Uroj qe te vizitoj panairi dhe të lexohen sa me shumë libra”
Një ndër shkrimtarët më të lexuar nga Shqipëria, Fatos Kongoli, u shpreh i kënaqur me prezencën e tij në këtë panair.
Kongoli tha se ishte i mbështetur gjithmonë nga lexuesit dhe shkrimtarët Kosovarë.
“Jam i gëzuar qe ndodhem ne Prishtinë pas shumë vitesh, nder edhe më i veçantë qe jam ne panairin e librit. Falënderoj Shoqatën e Botuesve qe më dha mundësinë të jem këtu. Unë i detyrohem shumë Kosovës, sepse jam ndjerë i mbështetur nga lexuesit dhe shkrimtaret e Kosovës. Unë tani vij edhe me një roman të ri qe mund ta gjeni ne panair.” tha Kongoli
E nga Franca ne Kosovë për këtë panair kishte ardhur Huan Asensio, shkrimtar i njohur francez, i cili tha se ndjehet i nderuar që është i pranishëm ne këtë panair.
“Nuk do të sillem si në festivalin e Kanes ku aktorët sillen sikur nuk kanë përgatitur asgjë, Falënderoj shtëpinë botuese “Buzuku” qe ka sjell librin tim këtu ne Kosove. Unë kam shkruar një libër rreth Judes. Këtu beta një shëtitje rreth librave dhe u befasova qe përmes përkthimeve keni një jetë kulturore shumë të pasur” tha shkrimtari Francez.
Qemajl Mingjozi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, tha se Panairi i Prishtinës është panairi me i rëndësishëm pas atij të Tiranës, ku konsiderohet arritje për dy vendet.
“Kudo në Kosovë festohet 20 vjetori, ndërsa këtu festojmë 21 vjetorin. Qe libri krahas pushkës të sillte lirinë. Këtu nga viti në vit rriten numri i librave, arritëm. Them arritëm sepse e kemi të përbashkët. Pas Tiranës panairi i Prishtinës është më i rëndësishmi. 10% e botuesve shqiptarë këtë herë vijnë për herë të pare në Kosovë” tha ambasadori shqiptar ne Kosovë.
E një fjalim të shkurtër e mbajti edhe shkrimtari Daut Demaku, ku la një porosi për të gjithë lexuesit.
“Krejt jetën ia kam kushtuar ligjit të krijimit. Libri është mundësi qe krijon dritë në rrugën përpara” tha shkurt Demaku
Në këtë panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 9:00 deri në ora 20:00./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/414101679430511/?notif_id=1559726324315575¬if_t=live_video_explicit
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...