12:39 | 5 Qershor 2019
V. S.
Sot është duke u mbajtur mbledhja e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me kompanitë e licencuara për gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme.
Në dekadat e fundit prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme ka marrë hov në vendet e BE-së. , pra nga uji, era, dielli e biomasa. Edhe në Kosovë, në vitet e fundit ka filluar janë dhënë një numër i konsiderueshëm i licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime. Impakti pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) është i shumëfishtë, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë.
Kosova ka marrë obligime edhe ndaj Komisionit Evropian dhe Traktatit të Energjisë që deri në vitin 2020, prodhimin e energjisë nga BRE ta rrisë në nivelin prej 25% të prodhimit të tërësishëm. Qeveria e Kosovës ka shkuar edhe më tej dhe këtë cak e ka rritur në mënyrë vullnetare në 29%.
Llogaritjet e deritanishme na dëftojnë se arritja e këtyre caqeve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëristhsme do të rrisë tarifat e energjisë elektrike me rreth 2% për konsumatorët fundor. Sigurisht, që ccdokush do ta konsideronte të favorshme këtë rritje marrë parasysh ndikimin që ka në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë.
Por, kjo storie e mirë progresive, përfundon mu këtu
Kështu ka thekson Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate.
“Nga këtu fillojnë të dalin në shesh, klientela e pushtetit, pazaret dhe abuzimet e drejtuesve ndër vite të ZRrE-s në këtë fushë, në dëm të interesit publik të qytetarëve tanë”, theksohet në komunikatë.
VV ka listuar problemet:
- Nga etapa e I-rë e licencave të dhëna me 2018 për prodhimin e energjisë solare me kapacitet prej 10MË dhe me çmim të garantuar (çmime nxitëse) prej 136.4 €/MË, 60% të tyre (6 nga 10MË) iu jepen kompanive “Birra Peja sh.a.”dhe “Frigo Food Kosovë”, pra të Devolli Group. Këto licenca janë dhënë për 12 vite.
- Nga etapa e II-të e licencave për prodhimin e energjisë solare me kapacitet prej 20MË dhe me çmim të garantuar (çmime nxitese /feed-in-tariffs) prej 90.4 €/MË, (që po duan t’ia japin sot në mbledhjen e radhës të ZRrE), 85% të tyre (17 nga 20MË) do t’iu jepen kompanive si “VBS”, “VITA Energy”, “Devolli Group”, “Energy Development Group”, “Alsi & Co-Kosova” dhe “Building Construction”, të gjitha të Devolli Group. Këto licenca janë po ashtu për 12 vite.
- Shumat e të hyrave që kompanitë e Devollëve do të përfitojnë nga këto licenca kapin vlerën përfundimtare prej 36.1 Milionë € përgjatë 12 viteve.
- I gjithë procesi i dhënies së licencave është bërë në mënyrë shumë jo-transparente. Për më tepër, njëherë janë dhënë licencat e para dhe më pastaj janë përcaktuar çmimet dhe kushtet e tjera të mbështetjes, gjë që ka bërë që shumë kompani të interesuara nuk kanë mundur të aplikojnë pa i ditur kushtet e aplikimit. Natyrisht, kushtet e ardhshme kane qenë të ditura për kompanitë e lidhura me pushtetin.
- Çmimi i garantuar prej 105.73 €/MË (i kombinuar nga Etapa I dhe II) për 12 vitet e ardhshme është në kundërshtim të plotë me të gjitha trendet dhe zhvillimet në tregun e energjisë solare në Evropë dhe me gjerë. Me zbritjen e vazhdueshme të prodhimit të paneleve solare dhe avancimet në teknologjinë e ruajtjes së energjisë çmimi i prodhimit të energjisë elektrike pritet te këtë rënie të vazhdueshme.
- Dhënia e këtij çmimi të garantuar prej 10.6 Cent/KëH për 12 vite është praktikë e monopolit dhe abuzimit me tregun. Në ‘Global Market Outlook 2019-2023’ të Solar Poëer Europe kosto për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli në vitin 2018 ka rënë rreth 18% nga viti në vit duke mundësuar çmimin prej vetëm 2 Cent amerikanë për kilovat.
- Dhënia e licencave për prodhues solar përmes praktikave abuzive për një grup specifik, me pronarë specifik, pra Devolli Group dhe kompanive të tyre, me tarifa nxitëse të larta dhe jo-kompetitive në njërën anë, si dhe moslejimi e pengimi i instalimit të paneleve solare për vetkonsum të qytetarëve dhe bizneseve përmes pengesave të shumta administrative e procedurale nga KEDS, KesCo me ndihmën e ZRrE-s, godasin drejtpërdrejtë zhvillimin e tregut të lirë të energjisë në Kosovë, zhvillimin ekonomik, rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe për më tepër, e rëndojnë edhe me shumë koston e jetesës së qytetarëve duke i rritur në vazhdimësi tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundor.
Bordi i ZRrE-së sot nuk duhet ta legalizojë këtë abuzim të madh me një fushë që do të duhej të ishte për interesin e publikut dhe me kushte të drejta për çdo investitor e veçanërisht për vetkonsum.