Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, KOK: Sporti është duke u përfaqësuar mjaftë mirë nga femrat

11:53 | 5 Qershor 2019
Arbresh Info

Me disa aktivitete simbolike në sheshin “Zahir Pajaziti”, Komiteti Olimpik i Kosovës ka shënuar Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit në Prishtinë.

I pari që morri fjalën ishte Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, raporton arbresh.info.

Më këtë rast, ai tha se qëllimi i kësaj dite është që të promovohet sporti në një ambient të hapur.

“Qëllimi i kësaj dite është që të praktikojmë sportin në një mjedis të pastërt. Jeni tubuar sot që pikërisht këtë qellim ta promovojmë këtu e në veçanti nëpërmjet femrës pasi që edhe sporti është duke u përfaqësuar mjaft mirë. Ne do të punojmë në përfshirjen e femrave në sport”, thotë Hasani.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti më ketë rast tha se të gjitha femrat në Kosovë duhet të marrin shembull dhe kurajën e Majlindës dhe Norës të cilat më anë të sportit ngritën flamurin e Kosovës kudo në botë.

“Sot në ditën ndërkombëtare për ambient dhe sport, komiteti ia ka kushtuar pikërisht femrave të përfshira në sport. I inkurajoj femrat që të ndjekin shembullin e Majlindës e Norës të cilat ngritën flamurin e Kosovës kudo në botë. Ju duhet ti shfrytëzoni aftësitë e juaja. Në këto 11 vite të pavarësisë sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellur pikërisht femrat. Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në aktivitete sportive. Shpresojmë të kemi edhe liberalizimin e vizave dhe mos të jenë të izoluar gjithë djemtë e vajzat që merren më aktivitete të ndryshme”.

E zëvendësministrja e Kulturës Rinis dhe Sportit, Leonora Bunjaku – Morina, inkurajoj femrat që të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe jo vetëm.

“Inkurajo femrat që të përfshihen në të gjitha vendet e sportit. Si ministri do ti mbështesim gjithmonë. Të ndërtojmë ura dhe jo mure për angazhimin e femrave në sport” .

Të pranishëm në këtë ngjarje janë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, deputetë e personalitet të ndryshme në vend./arbresh.info/

Të ngjashme