“Delegacioni i përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova ka udhëtuar në Berlin, dhe në dy ditët e ardhshme ata do të kenë shumë takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe Parlamentit të Gjermanisë,” thuhet në komunikatë, shkruan arbresh.info.
Atje ka udhëtuar lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq dhe kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sasha Milosavljeviq.
“Kjo vizitë në Berlin e përfaqësuesve politikë nga Kosova është një mundësi e mirë për të vënë në pah problemet si dhe në gjendjen aktuale politike dhe aktuale mbi Kosovën nga këndi i popullit serb.”
Ata kanë bërë të ditur se do të takojnë edhe përfaqësues të afërt politik të kancelares, Angela Merkel./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...