Mino Raiola dëshiron që Matthijs de Ligt t’i bashkohet Liverpoolit ose PSG-së në vend të Manchester United ose Barcelonës këtë verë.
Raiola përfaqëson qendërmbrojtësin e Ajaxit – De Ligt, i cili do të largohet nga klubi aktual në Holandë me të përfunduar Liga e Kombeve, transmeton portali arbresh.info.
Adoleshenti është njëri nga yjet më të kërkuar në Evropë derisa gjigantët si Manchester United, Barcelona, Liverpooli dhe PSG janë të gjithë të vendosur për të nënshkruar me adoleshentin. De Ligt i ndihmoi Ajaxit në kompeticionin elitë të Evropës duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve si dhe për të fituar titullin në Eredivisie.
Barcelona thuhet se ka qenë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me adoleshentin ndërkohë që bisedimet mes palëve janë zhvilluar që disa muaj.
Ndërkohë, Manchester United ka qenë gjithmonë duke shikuar nga afër situatën e tij pavarësisht se skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit nuk mund t’i ofroj futbollin në Ligë të Kampionëve.
Megjithatë, gazeta katalunase SPORT pretendon se Raiola dëshiron që De Ligt t’i bashkohet Liverpoolit ose PSG-së./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person