Pronarët e Stacionit të Autobusëve, i cili është privatizuar në vitin 2005, e kanë rrënuar krejtësisht atë dhe në vend të tij kanë ndërtuar objekt afarist, ndërsa Komuna e Skenderajt edhe pas gati një viti qëkur ishte paralajmëruar nuk ka mundur të sigurojë vend për autobusët. Një ankand për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve ka dështuar, ndërkohë kompanitë e transportit të udhëtarëve shfrytëzojnë rrugën “Fadil Rrustemi” për qëndrim.
Kompanitë e transportit të udhëtarëve, të cilët mbajnë linja të rregullta me të gjitha qendrat e Kosovës, si dhe ato lokale të Skenderajt janë detyruar që t’i parkojnë autobusët e tyre në rrugën “Fadil Rrustemi”, pasi që Stacioni i vjetër i Autobusëve është rrënuar tërësisht, ndërsa në vend të tij është ndërtuar një objekt afarist, shkruan gazeta ‘Zëri’.
Pronarët që kanë privatizuar Stacionin e Autobusëve në Skenderaj me fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e një qendre tregtare kishin paralajmëruar Komunën e Skenderajt, si dhe pronarët e kompanive të transportit të udhëtarëve që të bëjnë zgjidhje për autobusët, për shkak se ka filluar të realizohet projekti milionësh i objektit të qendrës tregtare dhe se Stacioni i vjetër i Autobusëve do të prishet.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...