Reperja shumë e përfolur së fundmi, Loredana Zefi së shpejti do të sjellë një këngë të re.
“Labyrinth” titullohet kënga dhe klipi i saj më i ri, xhirimet e së cilit janë kryer në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.
Kjo këngë është një dedikim për babain e saj i cili javën e kaluar ndërroi jetë, këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetin sociale “Instagram”.
Ajo ka publikuar në InstaStory disa fotografi paralajmëruese të klipit, në mbishkrimin e së cilave ka shkruar se do ta bëjë krenarë sa më shumë të mundet babanë.
“Babë, falënderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim…e tani e tutje do i jap edhe një herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd…Pusho i qetë! Unë do të bëj krenar”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e fotografisë. /arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida