Google ADS

Prezenca e Neymar në Kupë të Amerikës në dyshime

09:13 | 5 Qershor 2019
Arbresh Info

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Francisco Noveletto ka vendosur në dyshime pjesëmarrjen e sulmuesit Neymar në Kupë të Amerikës që fillon më 14 qershor dhe ka paralajmëruar se një video e dytë rreth rastit të përdhunimit do të publikohet së shpejti.

“Nëse Neymar luan, Brazili mund të mos jetë në gjendje për të fituar titullin. E njoh shtypin dhe presioni do të jetë i lartë mbi të. Do të shfaqen shumë gjëra rreth tij”, ka thënë fillimisht Noveletto, transmeton portali arbresh.info.

“Një shok i imi nga Rio de Janeiro më ka thënë se një tjetër video do të dal së shpejti”, shton Noveletto për televizionin SBT.

Sulmuesi i Paris Saint Germainit akuzohet nga një grua për përdhunimin e saj, një sulm seksual që sipas saj ka ndodhur më 15 maj në një hotel në kryeqytetin francez dhe është paraqitur tashmë te stacioni policor në Sao Paulo.

Autoritetet dhe palët e përfshira në këtë rast nuk kanë zbuluar identitetin e gruas, por mediat lokale atje pretendojnë se bëhet fjalë për modelen braziliane Najila Trindade.

26-vjeçarja dhe Neymar thuhet se janë njohur me anë të rrjeteve sociale./arbresh.info/

Të ngjashme